Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ndërkombëtarët “zbarkojnë” në Shqipëri, trajnerët “sy e veshë” (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ndërkombëtarët “zbarkojnë” në
Seminar për trajnerët e portierëve

Drejtoria Teknike në Federatën e Futbollit zhvilloi edicionin e tretë të seminarit të posaçëm për trajnerët e portierëve, një aktivitet që synon të rrisë standardet e trajnimit dhe të forcojë rolin e portierit në futbollin shqiptar. Seminari solli në fokus themelet teknike, taktike, psikologjike dhe karakteriale që ndikojnë në zhvillimin e portierëve të së ardhmes. Ky seminar u zhvillua në një formë të kombinuar, duke përfshirë pjesën teorike dhe stërvitjen praktike në fushë.

Në këtë edicion morën pjesë dy lektorë ndërkombëtarë të njohur, Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy, dhe Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio, të cilët ndanë përvojën dhe metodologjinë e tyre me trajnerët shqiptarë.

Amoroso trajtoi temën: “Stërvitja e portierit në situata loje dhe rëndësia e lidhjes me skuadrën në kategoritë konkurruese (U15 – U18)”, ndërsa Pedretti foli për “Organizimin e stërvitjes për të bërë protagonistë portierët e rinj në kategoritë konkurruese (U10 – U14)”.

Të dy lektorët dhanë një prononcim për fshf.org, ku shpjeguan temat që diskutuan dhe qëllimin e këtij seminari, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të trajnerëve dhe portierëve të rinj në futbollin shqiptar.

“Do të punojmë me portierët në fushë, për kategoritë U-14 deri në U-9, pra deri te fëmijët e vegjël. Do të mundohemi të thellohemi te rëndësia e përfshirjes së fëmijëve dhe portierëve gjatë stërvitjes, për t’i bërë protagonistë të eksperiencave të tyre. T’i bëjmë të provojmë sa më shumë gjeste teknike, metoda stërvitje, për të parë se si mund të mësohen disa gjeste teknike specifike e për t’i përmirësuar më pas në rrugëtimin e tyre të rritjes si portierë”, – tha  Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio.

“Është gjithmonë bukur të ndash eksperiencat e punës, po ashtu edhe metodologjinë, sepse është një rritje si për ne që jemi këtu si trajnerë, por edhe për trajnerët që janë këtu për të na dëgjuar. E falënderojmë si klub Federatën Shiptare të Futbollit që na ka ftuar, sepse si përherë është një pikë rritje për të gjithë.

Sot fokusi kryesor është mbi sektorin e të rijnve, ku do të flas për metodologjinë tonë të skuadrave të moshave, sidomos për U15, U16, U17 dhe U18. Ky është fokusi kryesor i ditës, për sa i përket prezantimit tim, por nuk është asgjë më shumë se një ndarje e mënyrës se si ne punojmë, pa pretenduar që do t’i mësojmë diçka dikujt, por thjesht duke vënë në dispozicion njohuritë tona me trajnerët shqiptarë që janë prezentë sot”, – tha Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy.

Ky seminar forcon angazhimin e FSHF-së për avancimin e trajnimit të portierëve dhe zhvillimin profesional të trajnerëve shqiptarë, duke krijuar një hapësirë shkëmbimi dhe rritjeje për ekspertët e futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu