Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Mitaj dhe Hysaj janë mungesa të mëdha”, Gjasula: Anglia është favorite, por do të na vijë koha dhe neve

Shkruar nga NEWSPORT
“Mitaj dhe Hysaj janë mungesa të mëdha”, Gjasula:
Klaus Gjasula

Ditën e shtunë, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho bëri të ditur dhe listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës. Rreth zgjedhjeve të trajnerit të kombëtares, ka folur dhe Klaus Gjasula, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Rubrika Sportive” në RTSH Sport.  

“Lojtarët që mungojnë dihen, hera e parë që Abrashi nuk është thirrrur. Për dy lojtarët e rinj nuk i njoh dhe nuk them dot gjë, në përgjithësi grupi është me lojtarët që njohim. Shpresojmë të nisim me këmbë të mbarë sepse ndeshja e parë është mjaft e vështirë.

Të gjithë emrat që mungojnë janë të rëndësishëm, por Mitaj dhe Hysaj kanë bërë ndeshje të rëndësishme dhe ekipi ishte mësuar me ta. Sidomos Mitaj që mungon në krahun e majtë dhemb. Varet grupi që del, tek ky grup vetëm i pari kualifikohet dhe është e vështirë.

Anglia është një nga kombëtaret më të forta në botë, ne si kombëtare jemi duke u rritur dhe kemi bërë paraqitje të mira në europian. E dimë që ata janë favoritë, Serbia ka kualitetet e veta. Shqipëria do japë maksimumin ndaj Anglisë, por besoj se do na vijë koha dhe neve”, u shpreh Gjasula.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga