Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Fokusi, rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit, kreu i FSHF-së Armand Duka pret në takim Drejtoreshën e RTSH-së Eni Vasilin

Shkruar nga NEWSPORT
Fokusi, rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit, kreu i
Drejtoresha e RTSH-së, Eni Vasili dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka pritur ditën e sotme në zyrën e tij, Drejtoreshën e RTSH-së, Eni Vasilin dhe Kryetarin e Këshillit të RTSH-së, Fatjon Hoxhallin.

Takimi është zhvilluar në ambientet e zyrave të FSHF-së. Ndërkohë që presidenti Duka thekson se fokus i diskutimeve në këtë takim, ishte rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit shqiptar.

Postimi i Armand Dukës:

Sot mirëprita në një takim Kryetarin e Këshillit të RTSH, z.Fatjon Hoxhalli dhe Drejtoreshën e RTSH, znj. Eni Vasili. Fokusi i diskutimit ishte rritja e standardeve të transmetimit të kampionatit, në mënyrë që emocionet e futbollit shqiptar të shijohen me cilësinë më të lartë në çdo shtëpi.

Poll

Lexo gjithashtu