Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Spektakël në Përrenjas, Domosdova shkëlqen dhe kap vendin e 3-të

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël në Përrenjas, Domosdova shkëlqen dhe kap vendin e

Ka përfunduar takimi Domosdova 4-0 Butrinti. Prrenjsakët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë me golat e Beqos dhe dopietën e Dukës. Golin e katërt për të kuqtë e ka shënuar Vreto.

Me këtë fitore Domosdova ngjitet në vendin e 3-të. Pas përfundimit të takimit, për neësport.al ka folur trajneri Erald Karriqi.

E kishim vlerësuar maksimalisht kundërshtarin dhe në takimin e sotëm kemi hyrë në fushën e lojës vetëm për të marrë tre pikët.

Dua të përgëzoj lojtarët të cilët treguan shpirt gare dhe punë në grup. Është një fitore e rëndësishme për objektivat tona të cilat janë tre vendet e para. Shpresojmë që deri në fund të kampionatit t'i arrijmë ato.

Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përgatisim me qetësi ndeshjen e radhës", përfundoi trajneri Karriqi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga