Partizani do të luajë sot kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Ky takim është programuar të zhvillohet në orën 20:00, pa praninë e tifozëve. Mungesa e mbështetësve ultras do të ndihet në shkallët e “Selman Stërmasit”.
Tifozët e zjarrtë, Ultras Guerrils i urojnë suksese ekipit të tyre pavarësisht se për ta do të jetë mjaft e vështirë ta ndjekin nga televizori. Ata shpresojnë dhe besojnë fort se sot në fushë do të shfaqet një tjetër Partizan, ndryshe nga ai që panë në 26 javët e kaluara. Përmes një statusi në kanalin zyrtar, tifozët e 16 herë kampioënve të Shqipërisë shkruanin:
“Ju kurrë nuk do të jeni vetëm !
Sot ora 20:00 rinis kampionati i “infektuar”. Futbolli pa tifozët është shfaqje e trishtë. Nevoja për të rifilluar nxitimthi kampionatin lidhet ngushtë me interesat ekonomikë te institucioneve europiane te futbollit dhe federates, pak rëndësi ka për ta futbolli e akoma më pak tifozi. Fatkeqësisht kjo në opinionin futbollistik shqiptar nuk prodhon as minimumin e debatit dhe ne fund sic ndodh rëndomtë bëhet si duan ata që vendosin.
Sidoqoftë sot futbolli rifillon, tifozët janë të dënuar ta shohin nga larg
ne formen e shfaqjes televizive. Per ne eshte pak e veshtire se ndryshe nga te
gjithë, nuk e kemi parë kurrë televizorin si opsion. As me zor e as nga zori,
as nga turpi e as nga halli, as ne dite te mira as ne te vështira.
Ashtu si dhe mbështetjes nuk i kemi vendosur kurrë kushte, ashtu dhe sot duke i
shprehur mbështetjen ekipit tone i urojmë fitoren, shpresojmë që tashmë gjërat
kane ndryshuar dhe ne fushë të shfaqet nje Partizan me tjetër grintë dhe
karakter.
Forca Partizan !
UG si askush, askush si UG !”