
Partizani u ndesh dje me Ferencvaroshin duke barazuar me rezultatin 1-1. Të besuarit e Sormanit arritën të bëjnë një paraqitje të mirë, duke shënuar edhe të parët me Realdo Filin. Ferencvaroshi konsiderohej një ekip shumë i vështirë, pasi në letër skuadrat kishin diferenca të mëdha. Megjithatë fusha e lojës tregoi krejt gjë tjetër pasi skuadra e Partizanit zhvilloi një takim të kënaqshëm. Mësohet se ditën e sotme tekniku italian i ka dhënë skuadrës së tij një ditë pushim. Nesër priten të rifillojnë përgatitjet për takimin e së martës. Një "dhuratë" kjo nga Sormani, pasi dhe ai vetë u shfaq shumë i kënaqur me të tijtë, ku u shpreh: "Djemtë dhanë shpirtin në fushë".
Kjo lë të kuptohet që paraqitja e djemve në fushën e lojës ka kënaqur jashtë mase trajnerin italian për sfidën e djeshme.