
Pauza e kampionateve i ka dhënë mundësinë skuadrave në Kategorinë e Parë dhe të Dytë që të zhvillojnë teste miqësore, me trajnerët që kanë para gjendjen fizike të lojtarëve. E mërkura ka qenë ditë futbolli në Shqipëri, teksa disa skuadra në dy ligat kanë zbritur në fushë.
Lushnja ka fituar 0-3 në transfertë me Shkumbinin, teksa Agim Canaj debuton me sukses në stolin e lagunarëve. Dy skuadrat e së Parës kanë testuar lojtarët. Edhe Butrinti ka fituar 5-1 me Luftëtarin, teksa sarandiotët ndesheshin me skuadrën e së Dytës.
Nga ana tjetër, Flamurtari ka fituar 1-0 me Albpetrolin, në testin e radhës miqësor. Fitore edhe për Erzenin e Nevil Dedes, që në Shijak kanë mposhtur 1-0 skuadrën e Tërbunit.
Poll