Skënderbeu do të luajë ndeshjen e parë pas padendimsë ndaj Partizanit në transfertë. I ftuar në emisionin “Pressing”, trajneri Daja foli për rikthimin e kampionatit, sfida ndaj Partizani dhe 9 pikët që Tirana ka avantazh ndaj Kukësit.
“Në një situatë të tillë nuk mund të bësh parashikime pasi është shumë e vështirë. Jo të gjitha ekipet kanë pasur kohën e barabartë për të përgatitur kampionatin, por e rëndësishme është që të rinisi kampionati. Mendoj se nuk mund të parashikoj se kujt skuadër mund t’I shërbej më shumë. Ndeshjet do të jenë të ngjeshura dhe javë pas javë do të kemi hoshilacioni pas dy muajsh e gjysmë ndalesë”.
9 pikët e Tiranës? “Besoj se ka një diferencë pikësh që I jep qetësi në aspektin psikologjik. Mund të bëjnë edhe ndonjë hap fals duke parë që edhe ekipet e tjera mund të bëjnë një gjë të tillë. Nuk është mbyllur ende asgjë, por mendoj se Tirana do ti menaxhoj në mënyrën e duhur këto 9 pikë pasi ka edhe një transfertë të vështirë në Ballsh”.
Skënderbeu? “Kemi filluar stërvitjen para dy javësh dhe është e vështirë ta fusim skuadrën sërish në formë. Do të jetë e vështirë të kemi formën që kishim para se të ndalohej kampionati. Meksin e dinim që do ta kishim mungesë që nga fillimi pasi është I pezulluar. Do të kemi një adoptim në atë rol, por formacioni është konsiliduar tashmë. E respektojmë Partizanin pasi është skuadra kampione në fuqi, por nuk do të rrezikojmë të fusim në lojë lojtarë të rinj.
Nuk do të justifikojmë që disa skuadra kanë bërë më shumë stërvitje se ne, por do të bëjmë maksimumin që të arrijmë formën që kishim para se të ndalej futbollit.