Skuadra e qytetit të Beratit, FK Tomori në një postim në "Facebook" ka lajmëruar për zhvillimet e reja të klubit.
Pas betimit si kryebashkiak i Beratit, z.Ervin Demo ka nisur punën dhe si administrator i klubit beratas.
Gjatë ditës së sotme bordi drejtues i klubit Tomori ka zhvilluar një mbledhje ku kanë vendosur për trajnerin e dytë, drejtorin teknik dhe trajnerët për ekipet zinxhire. Ndërkohë nuk kanë zyrtarizuar akoma trajnerin e parë për klubin, i cili garon në Kategorinë e Dytë.
Më poshtë postimi i klubit:
"Nën drejtimin e Presidentit të FK TOMORI, Z Ervin Demo u zhvillua mbledhja e pare për ecurin e FK TOMORI. Në këtë mbledhje u vendos. Traineri i parë ? Trainer i dytë Madrid Muxhaj. Trainer i U 19 Ikën Droboniku. Trainer i U 17 Arben Arbri. Trainer i U 15 Bledi Fatia. Drejtor teknik Avenir Bëja. FK TOMORI BERAT i uron suksese në punën e tyre".
