Dëmtimet e shumta te Skënderbeut kanë bërë që trajneri Orgest Shehi të hedh sytë nga akademia. Bregu, Demte dhe Lulaj janë lojtarët e dëmtuar në skuadër dhe pritet të mungojnë për një kohë të gjatë. Në këtë mënyrë trajneri Shehi ka afruar me skuadrën e parë një nga talentet e moshave te klubi korçar. Bëhët fjalë për Kosta Vangjeli i cili është vetëm 18 vjeç dhe luan krahun e djathtë të mbrojtjes. Është vet klubi që në faqen e tyre zyrtare ka njoftuar për afrimin e tij në skuadrën e parë.
Njoftimi i klubit:
Kosta Vangjeli, lojtar i ekipit U19 ka marrë ftesën nga trajneri Orges Shehi dhe është grumbulluar me ekipin e parë në kuadër të 2 takimeve të radhës.
18-vjeçari pritet të aktivizohet në testin miqësor ndaj Teutës dhe ndaj Besëlidhjes për Kupën e Shqipërisë.