Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

SKËNDERBEU nuk gjen shpëtim, thellohet "kriza" para ndeshjes me LAÇIN

Shkruar nga NEWSPORT
SKËNDERBEU nuk gjen shpëtim, thellohet "kriza" para ndeshjes

Kampionati është kthyer në "makthin" e Skënderbeut. Kampionët në fuqi të Shqipërisë duhet të llogarisin për sfidën e javës së 21-ë ndaj Laçit mungesat e kapitenit Marko Radas dhe lojtarit më të italo-malazes Idriz Toskic. Veterani i ekipit bardhekuq nuk e ka kaluar ende gjendjen gripale, ndërsa mesfushori 23-vjeçar vuan dëmtimin e pësuar në ndeshjen e fundit në Kupën e Shqipërisë me Besëlidhjen kur la ndeshjen në mes pas një goditje të fortë që pësoi.

Duke llogaritur dhe mungesës e Bregut, i cili theu krahun në miqësoren e fazës përgatitore ndaj Tiranës dhe shitjen e Fidan Alitit te Kalmari, në ekipin korçar ka boshllëqe të mëdha për t'u mbuluar dhe tekniku Shehi duhet të gjejë zëvendësuesit e përshtatshëm për të marrë fitoren jetike ndaj Laçit të hënën në shtëpi.

Prej 6 ndeshjesh radhazi Skënderbeu nuk merr asnjë pikë duke regjistruar ecurinë më të keqe në gati një dekadë. Pas javës së 20-ë, kampionët e Shqipërisë e shohin veten të shkëputur nga Partizani me 13 pikë duke dalë thuajse jashtë luftës për titull, ndërsa tashmë duhet të luftojë për të siguruar zonën e Europa League, pasi në valle janë futur Teuta dhe Laçi, ndërsa Flamurtari renditet pas me vetëm një pikë diferencë.

Në Korçë, Skënderbeu do të ketë dhe mbështetjen e publikut, i cili do të jetë një armë shtesë ndaj Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga