
Skënderbeu vazhdon me ritme të larta fazën përgatitore në Antalia. Skuadra korçare ka testuar veten edhe në një ndeshje miqësore kundër Bursasporit, përballje që përfundoi në barazim 0-0.
Ndërkohë, trajnerit Daja i është bashkuar në ekip edhe Hamdi Salihi, i cili për arsye familjare udhëtoi tri ditë më pas për në Antalia.
Por, edhe pse në ekip ka një numër të lartë sulmuesish, mësohet se drejtuesit e klubit po projektojnë edhe dy përforcime të tjera në këtë repart.
Presidenti Takaj kërkon të fuqizojë në maksimum ekipin dhe dy sulmuesit me të cilët është në bisedime, pritet të mbyllin marrëveshjen me kreun e klubit korçar dhe të dalin së shpejti në stërvitje me Skënderbeun.
Poll