Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu mbyll përgatitjet, në Laç me 3 mungesa

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu mbyll përgatitjet, në Laç me 3 mungesa

Korçarët kanë mbyllur ditën e sotme përgatitjet e fundit për tu nisur direkt për në Laç, ku luhet ndeshja e javës së 12-të.

Seanca stërvitore është drejtuar sot nga trajneri  Andrea Agostineli dhe stafit teknik, Ekipi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në “Tropikal Resort”.

Nga stërvitja e zhvilluar duket se ekipi është gati për sfidën e radhës, por problem mbeten 3 mungesat, të cilat mund të vënë në vështirësi skuadrën e Agostinelit.

Përpara përcaktimit të formacionit zyrtar, është vënë re mungesa e 3 lojtarëve. Me shumë siguri do të mungojë Marko Radas, Argjend Malaj dhe Bakary Nimaga.

Radas dhe Malaj janë këshilluar nga stafi mjekësor të qëndrojnë pushim për këtë javë ndërkohë që Bakary Nimaga nuk u stërvit këtë javë për shkak të një dëmtimi të lehtë në gju dhe do rikthehet me grupin ditën e hënë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga