
Skënderbeu do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në shtëpi ndaj Flamurtarit. Korçarët pas fitores ndaj Partizanit kërkojnë 3 piëkt e radhës në kampionat. Përballë do të kenë një vlonjatët që në këtë kampionat nuk kanë marrë ende asnjë fitore dhe ndodhen në vendin e fundit në renditje. Skënderbeu ka publikuar në faqen zyrtare edhe çmimet e biletave për këtë takim dhe bën thirrje për mbështetje.
Të shtunë, data 25 Janar, Ora 14:00 në stadiumin 'Skënderbeu' luhet takimi i javës së 19-të ndaj Flamurtarit.
Ju njoftojmë se ka nisur shitja e biletave të ndeshjes të cilat mund ti blini në pikat e zakonshme:
------------------
- Pika e shitjes ngjitur me bankën 'Credins'
- Pika e shitjes (20 metra poshtë dyqanit vodafone) pranë stadiumit.
- Pika e shitjes së gazetave (pazari)
- Stadiumi 'Skënderbeu' (Ditën e ndeshjes)
------------------
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
- Tribuna Gold A & B - 1000 Lekë
- Tribuna A, B - 400 Lekë
- Tribuna C - 300 Lekë
- Tribuna E, D - 200 Lekë
- Tribuna E (Miqtë) - 200 Lekë
Bëjmë thirrje për pjesmarrje masive në mbështetje të Ujqërve, bashkë ia dalim!