
Skënderbeu nuk do të bëjë vetëm përforcime në radhët e mbrojtjes, sulmit apo mesfushës, por edhe në portë. Duke parë dhe moshën e madhe të "gardianit" Shehi, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për të ardhmen.
Ata kanë thirrur të riun e talentuar të Vardarit të Shkupit, Bekim Rexhepi. Portieri i ri është vetëm 19 vjeç dhe shihet me syrin e perspektivës, ndërsa mësohet se atë e ka afruar në skuadër menaxheri i klubit Haris Fakiç, i cili më parë ka qenë drejtues në disa skuadra të Maqedonisë.
Bekim Rexhepi është vendosur dje nën urdhrat e trajnerit Andrea Agostinelli, ndërsa ka marrë pjesë në stërvitjen e zhvilluar nga përgatitësi i portierëve, Ilir Bozhiqi. Rexhepi pritet që të aktivizohet sot për herë të parë me kampionët e Shqipërisë në testin që do të zhvillohet ndaj Korabit.