Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Skaner" i drejtorit të Partizanit për fazën përgatitore, zbulon merkaton: Nuk kemi përfunduar, presidenti Demi na ka vënë ultimatum për Ekuban

Shkruar nga NEWSPORT
"Skaner" i drejtorit të Partizanit për fazën

Edmond Haxhia ka folur për mikrofonin e Supersport, ku ka folur për fazën përgatitore të Partizanit në Antalia. Drejtori i të kuqve deklaroi:

"Me Mazrekajn, Sukajn, Boniface apo Cektovic, kemi menduar që në këtë merkato t’i japim përparsi reparit të sulmit duke i dhënë mundësi dhe trajnerit Starova që të ketë të drejtën e zgjedhjes, që të mos rëndohet skuadra te një apo 2 lojtarë sic ka ndodhur në 18 javët e para.

Unë së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm, Genc Tomorri dhe trajnerin Starova kemi vendosur që të hymë në merkato, por një merkato të tillë kaq cilësore na e ka bërë të mundur presidenca, pasi presidenti Gazmend Demi ka qëndruar gjithmonë pranë nesh, por megjithatë vetëm koha do ta tregojë nëse kemi bërë lëvizjet e duhura në merkaton e Janarit përsa i përket repartit të sulmit.

Por e përsëris sulmi nuk ka qenë pika më e dobët te Partizanit në këto faza, pasi lojtarët e këtij reparti kanë treguar nivel të lartë. Megjithatë kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë dhe menduam të përforcohemi pasi me të tillë lojtarë cilësorë nuk do ta diskutojmë fitimin e titullit kampion që është objektivi ynë kryesor.

Merkaton e Partizanit nuk mund ta quajmë të mbyllur sepse ne presim ende dhurata nga presidenti jonë, sic bëri edhe me Cetkovicin, pasi meritat më të mëdha për afrimin e Markos te Partizani i ka plotësisht familja Demi.

Cetkovic ishte në kontratë me klubin e Saravejos dhe aty përfitonte një pagë shumë të lartë por presidenti Demi bëri të mundur ta shkëpuste nga ekipi boshnjak lojtarin dhe ta afronte te Partizani, kështu që mendoj se ky lojtar do e forcojë së tepërmi repartin ofensiv.

Mendoj se jemi në rrugë të mbarë për të fituar titullin. Megjithatë cdo e mirë e ka edhe një të keqe sepse kur ke kaq shumë lojtarë në skuadër puna më e vështirë është për trajnerit sepse atij i duhet të zgjedhë.

Shumë mirë kanë bërë ultrasit e Fenerbahces që i kanë bërë thirrje klubit të tyre për të blerë shërbimet e Ekubanit, por edhe presidenti ynë më bëri të ditur mua dhe stafit tim pas asaj sfide se Ekuban është i paprekshëm.

Nuk po bëj shaka, sepse presidenti na ka dhënë ultimatum që Kaleb do të jetë pjesë e Partizanit deri në fund të sezonit. Nëse fitojmë titullin kampion vetëm në fund të sezonit mund të flasim për largimin e ndonjë tjetër lojtari cilësor si Ekuban apo Fili e Bardhi, gjithmonë nëse do të vinë ofertat e duhura”, ka përfunduar Edmond Haxhia.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga