
Flamurtari do të luajë të dielën në transfertë kundër Laçit, ndeshje që në letër duket mjaft e vështirë për vlonjatët. Si të mos mjaftonin hallet me financat, tjetër problem është shtuar në klubin kuqezi. Bëhet fjalë për Lirim Memën, mesfushorin kosovar i cili s'është paraqitur në seancën e djeshme stërvitore.
Nuk dihet ende arsyeja se pse lojtari s'ka qenë në përgatitjet e radhës, por kjo është një çështje që duhet të marrë zgjidhje. Tërmeti i 26 nëntorit ka trembur të gjithë futbollistët e ardhura nga shtetet e tjera në Shqipëri dhe kësisoj kjo mund të jetë një arsye se pse Mema s'ka "zbarkuar" ende në Vlorë. A do të vijojë të jetë pjesë e Flamurtarit? Vetëm orët dhe ditët e ardhshme do ta zbulojnë diçka të tillë.