Situata te Tërbuni është pa asnjë dyshim kaotike.
Pas humbjes së fundit në shtëpi kundër Ilirisë me rezultatin 2-3, tifozët pukjanë që ishin prezentë në stadium kanë qenë shumë të revoltuar nga mungesa e përgjegjësisë së skuadrës së tyre, por më së shumti me reagimin e një prej lojtarëve të Tërbunit, i cili ka ofenduar rëndë sportdashësit e skuadrës së tij pas ndeshjes.
Emri i lojtarit nuk bëhet publik, por ngjarja është denoncuar nga një tifoz në një nga faqet më të mëdha në Facebook të tifozëve të Tërbunit.
Një mesazh që kësaj faqeje i ka shkuar në internet nga një tifoz që denoncon ofendimin e rëndë që lojtari i Tërbunit iu ka bërë tifozëve të ekipit të tij, ndërsa tifozi rrëfen edhe faktin se është shoqëruar në polici pas takimit kundër Ilirisë.