
Luftëtari do të luajë një ndeshje të rëndësishme ditën e sotme përballë një rivali si Vllaznia. Gjirokastitët renditen në vendin e parafundit me vetëm 8 pikë dhe sot kërkojnë fitore për t'u afruar sa më shumë me shkodranët.
Por një skandal i vërtetë ndodh në Gjirokastër, pasi klubi nuk ka një trajner portierash. Një skuadër që militon në elitën e futbollit shqiptar nuk ka në përbërjen e saj prej 2 javësh trajnerin e portierave.
Pas largimit të trajnerit Dritan Kristidhi, I cili është edhe trajneri i Kombëtares U-17, klubi nuk ka gjetur ende zëvendësuesin e tij, ndërsa 3 portierët stërviten vetë ose nga trajneri Marantas dhe zv.trajneri Novi.
Poll