Ditën e sotme ishte planifikuar që në orën 13:00 do të luhej një ndeshje miqësore në Patos mes skuadrës së Albpetrolit dhe Tomorit.
Mirëpo kjo sfidë është anuluar për shkak se fusha patosarake nuk i plotëson kushtet për të luajtur futboll.
Me këtë ngjarje kuptojmë edhe kushtet që janë në vendin tonë për të luajtur futboll, pasi nëse bie një ditë shi, atëherë anullohet ndeshja. Pra, këtu tek ne, më mirë të luajmë futboll vetëm në verë. Apo është shumë nxehtë?
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Tomorit në rrjetin social “Facebook”.
Njoftimi i klubit të Tomorit:
“Klubi njofton se ndeshja miqësore e programuar për t’u luajtur sot ndaj KF Albpetrol nuk do të zhvillohet, për shkak të kushteve jo optimale të fushës patosarake. Ekipi do të zhvillojë përgatitjet normalisht në saj të mini-fazës përgatitore”.