Futbolli është zhvilluar shumë, por jo në të gjitha vendet. Pavarsisht përpjekjeve që bëhen në Shqipëri, akoma flitet për gjëra të rëndomta dhe pa sens në futbollin shqiptar. Rasti më i freskët është ai i ndeshjes KF SHKODRA U17-KF TIRANA U17, e cila nuk u zhvillua për shkak se kryeqytetasit nuk kishin uniformën e dytë.
Me të vërtetë, është e pabesueshme sesi mund të ndodhin gjëra të tilla në futboll, në vitin 2019. Akademia e Shkodrës ka njoftuar këtë lajm, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Poll