Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"S'jam dakord me faljen e kamatvonesave dhe gjobave", Olsi RAMA thumbon Tiranën: Nuk e di sesi u licensua

Shkruar nga NEWSPORT
"S'jam dakord me faljen e kamatvonesave dhe gjobave", Olsi RAMA

Drejtori I Partizanit, Olsi Rama është I ftuar në Neës 24 ku po diskutohet për Ligën dhe bojkotin e futbollit. I vëllai I kryeminsitrit të vendit ka treguar se liga duhet të qartësohet, ndërsa tregon se ka folur me Edi Ramën përpara një viti sa I takon ligjit të sponsorizimeve.

"Futbolli është një katalizator I mirë, duhet të bëhet një përçapje gat ë dyja palët si nga Qeveria ashtu edhe nga Liga. Sa më shumë të vonohet nisja aq më shumë do nalargohen tifozët sepse kemi problem edhe stadiumet, kur të nisë kampionati do humbasë ky support. Liga duhet të qartësohet për idetë dhe të diskutohet në tavolinat përkatëse.

Bisedë me vëllanë kryeministër? Kam pasu bisedë që vjet kur doli kjo pjesa e bojkotit, që doli ligji I sponsorizimit. Kemi bërë pakt që mos flasim për futboll, ndajmë pak mendime më shumë për Juventusin se për Partizanin.

Terrenet sportive që I janë marrë klubeve I kanë vendosur ato në vështirësi. Pagat që paguhen ndaj lojtarëve janë përtej mundësive. Flamurtari I ka borxhet në tatime më shumë se 1.3 miliardë lekë, Vllaznia 1.1, Tirana mbi 800 milion lekë. Unë nuk e di sesi u licensua Tirana me këtë borxh dhe nuk mundet që të bëhen akord me tatimet, një rrëmujë e gatuar sëbashku. Pasioni bën që presidentët të harxhojnë nga lekët e familjeve të tyre", tha Olsi Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga