Egzon Belica ndodhet në udhëkryq. Drejtuesit i kanë kërkuar qendërmbrojtësit uljen e pagës dhe vështirë se lojtari do të pranojë kushtet e tyre. Edhe pse kontrata që ka me Partizanin është deri në fund të sezonit të ardhshëm, ata i kanë kërkuar rishikimin e saj. Kjo ka krijuar një klimë aspak pozitive të kryeqytetasit që ndodhen në Pogradec duke u stërvitur.
Pas këtyre lajmeve ka reaguar Eneo Bitri. Qendërmbrojtësi i Partizanit duket se është në mbështetje të shokut të skuadrës. Ai ka postuar një foto bashkë me Belicën gjatë një sfide në Superiore. Ndërsa e ka shoqëruar me një muzikë motivuese si për t’i thënë partnerit të prapavijës të shohë vetëm përpara. Interesi është i madh për të mësuar se si do të përfundojë kjo histori mes Belicës dhe Partizanit.
