Shqipëria vijon të jetë në kaos për shak të tërmetit. Ndihmat nga ekipet e futbollit për këtë rast nuk kanë munguar. FK Bylis me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se ”Shkëlqimi 07 SHPK” dhe familja Kapllanaj, pra pronarët e klubit kanë vendosur të japin 10.000 Euro si dhe mjete të tonazhit të rëndë të firmës që të vihen në dispozicion për rindërtimin e shtëpive të dëmtuar nga tërmeti.
Me të vërtetë për t’u vlerësuar vendimi i marrë nga drejtuesit e ekipit të Bylis. Shumë ndihma për familjet e prekura nga tërmeti pritet të vijnë në ditët në vijim, nga ekipe të tjera. Ne shpresojmë që situata të tjera mos të përsëriten më në vendin tonë.
