Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shtyrja e finales së Champions, tifozët e huaj sytë nga Tirana: Vitin tjetër organizojeni në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT

Kaosi në finalen e Champions League në Paris ka bërë që i gjithë rrjeti të vlojë kundër autoriteteve pariziene për keqmenaxhimin e situatës.

Kanë qenë të shumta komentet në rrjetet sociale. Ata kritikojnë autoritetet e pariziene për organizimin e dobët të finales më të rëndësishme në nivel klubi në Europë.

Në komentet e tyre, tifozët shkruajnë se Parisi duhet të marrë shembull nga Tirana, që organizoi në mënyrë perfekte një finale e madhe të Conference League, ku nuk pati asnjë problematikë. Disa prej komenteve shkojnë deri atje sa të propozojnë që finalja e Champions League vitin tjetër të bëhet në Tiranë.

Por teksa gjithë sytë e botës janë nga finalja e Champions League, UEFA njoftoi se ndeshja ishte shtyrë me 15 minuta dhe startoi më vonë se ora 21.15. Kjo për shkak se hyrja e tifozëve nuk kishte përfunduar dhe të shumtë ishin ata që kanë krijuar trazira edhe pa pasur bileta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga