Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Shpresojmë të mos kemi një tjetër pandemi", Emiliano Musta dhe Alban Hoxha të bindur: Nuk zbresin në fushë pa u plotësuar kushtet

Shkruar nga NEWSPORT
"Shpresojmë të mos kemi një tjetër pandemi",

Ishte programuar për t' luajtur ditën e sotme supersfida e javës së dytë Partizani-Kukësi. Të gjithë lojtarët kanë zbritur në fushë dhe dy kapitenët kanë lexuar deklaratat e tyre më pas janë larguar për në dhomat e zhveshjes.

Për "Supersport", kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha dhe ai i Kukësit, Emiliano Musta u shprehën se shpresojnë që këto 4 kërkesa të plotësohen dhe që më pas të zbresin në fushë.

Do ktheheni në dhomat e zhveshjes? Padikskutim që po. Kjo është në të mirë të futbollit. Dihet që futbolli ka probleme dhe siklete.  Futboll javën e ardhshme? Ne shpresojmë shumë.", u shpreh Alban Hoxha.

"Ndihen problemet e kampionatit. Do donim shumë që të ishim në fushë, por me kushtet siç I lexuam. Pa zgjidhje, nuk vazhdohet përpara. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa më të shpejtë, mos të kthehemi pas në kohë se pas asaj pandemisë mos të kemi një pandemi tjetër, por të kthehemi në fushë", u shpreh kapiteni i Kukësit, Emiliano Musta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga