Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Shpresojmë për një përgjigje pozitive në gjyq”, Ilir Daja zbulon: Do të kthehej Skënderbeu i madh, objektivi jonë është Europa

Shkruar nga NEWSPORT
“Shpresojmë për një përgjigje pozitive në

Skënderbeu ashtu si të gjitha skuadrat e tjera është rikthyer në fushën e lojës. Korçarë nën drejtimin e trajnerit Daja janë grumbulluar në “Tropikal” ku po vijojnë stërvitjen për të qenë gati për datën 3 qershor kur është programuar edhe rifillimi I sezonit. Në një intervistë për “Top-Channel”, trajneri Ilir Daja është shprehur se objektivi I skuadrës është të kapi Kupat e Europës dhe shpreson që të fitojnë gjyqin.

“Të them të drejtën jemi mësuar tashmë pavarësisht se identifikohemi ne me dënimin e UEFA-s. Duhet të jepet një vendim pozitiv pavarsisht se grupi jonë nuk ka lidhje me këtë proçes por që për gjithë futbollin shqiptar dhe atë qytet mrekullueshëm që është dhe Korça, shpresojmë për një përgjigje pozitive sepse do të mendonim rikthimin e atij Skëndërbeut të madh. Tani jemi të fokusuar te pjesa e stërvitjes sportive.

Ne jemi brenda objektivit të Kupave të Europës sepse në fund fare aty ku u ndërpre kampionati në javën e 26-të pozicionoheshim në vendin e 4 dhe kishim një paraqitje shumë të mirë deri në ato momente, por me këtë shkëputjen e kampionatit asnjëri nga ekipet nuk mund të thotë se çfarë objektivash ka sepse rikthimi i të gjitha ekipeve, në formë për të performuar sa më mirë që të jetë e mundur, do të jetë shumë i vështirë.

Ne do të donim të vazhdonte kampionati por brenda një afat kohor të mundur. Kemi thënë që nëse shtyhet pafundsisht rifillimi i stërvitjeve, më mirë do të ishte që të pezullohej kampionati, por nuk kemi qenë për pezullimin e kampionatit", u shpreh Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga