
Shpëtim Duro ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë i kuq. Edhe pse aktualisht është pjesë e stafit teknik të Laçit, edhe këtë sezon ai e ka thënë hapur se mbetet dashamirës i skuadrës së Partizanit. Si pak të tjerë, Duro respekton punën që bën, mirëpo asnjëherë s'e mohon ekipin për të cilin bën tifozllëk.
Siç duket te Partizani ai ka shumë miq dhe në një foto të publikuar nga punëtori i klubit të kuq, Ervin Hajdari në rrjetet sociale, Duro shfaqet duke biseduar me Alban Hoxhën dhe Ferhan Hasanin. Edhe pse sfida në Laç ishte shumë e tensionuar, që përfundoi me shifrat 2-2, atmosfera para takimit duket të ketë qenë tejet miqësore.
Poll