
Tashmë ka përfunduar java e shtatë e Superiores dhe në studiot televizive është duke u bërë analiza e ndeshjeve të zhvilluara. Me katër ekipe në vend të parë ky sezon është totalisht i paparashikueshëm. I ftuar në studion e Rubrika Sportive, Shkëlqim Muça ka analizuar ndeshjet e kësaj jave duke u ndaluar tek sfidat midis Partizanit dhe Teutës si dhe Flamurtari-Tirana.
Partizani-Teuta
"Me daljen e lojtarit nga loja u prishën ekuilibrat. Pjesën e dytë u habita me uljen e ritmin nga Teuta. Sepse me lojtarë më shumë duhet të kishte luajtur ndryshe. Teuta mund ta kishte humbur ndeshjen Vendimi i gjyqtarit mendoj se ishte i nxituar. Ai rast mund të kishte kaluar. Partizani dhe pse në inferioritet ishte më afër fitores se Teuta", u shpreh Muça për sfidën në kryeqytet.
Flamurtari-Tirana
"Futbolli luhet në fushë. Tirana e ka stofin, luan mirë, krijoi lojë në fillim, por ekipi nuk ka pjekuri, s'ka pjekurinë e duhur që të ruaj një rezultat apo të mposhti një skuadër që është më poshtë tyre në nivel. Faji është i skuadrës që nuk e menaxhoi mirë situatën. Nuk është se vuajnë psikologjikisht të paktën në fushë nuk u duk kjo. Por futbolli kështu është po nuk shënove një goditje standarte, një gabim dhe ndryshon rezultatin edhe sikur të kesh luajtur. Këto gjëra ndodhin në futboll", përfundoi Muça.
"Tirana i bën analizat nëpër tavolina. Ardin e kam shumë mik por ai duhet të vendosi autoritetin e tij aty. Nuk mund të vendosi klubi për atë. Vendos trajneri se kë do vendosi dhe se kë jo. Nuk vendoset për një lotjarë në tavolinë. Thotë njëri aty që kishte fajin tek goli dhe këta e heqin", shtoi Muça për vendimin e marrë mbi Hoxhallarin.