
Bernard Berisha pak ditë më parë ka përfunduar bisedimet me klubin e tij të ri, Terek Grozny. Ai ka mbyllur marrëdhëniet me ish-ekipin e tij, Anzhi Makhachkalla, për të nisur një kontratë të re me Terekun.
Berisha së fundmi ka firmosur një kontratë, që e detyron futbollistin e Kosovës të rrijë tek Terek-u për tri vjet e gjysmë, por në këmbim të një page të majme.
Sot, sajti futbollistik “nuevofutebol.com”, ka zbuluar diçka të re. Në një artikull të publikuar nga ky sajt, shkruhej: "Blerja e Berishës i ka kushtuar Terekut 2.5 milionë euro, kurse vetë lojtari do të përfitojë rreth 1 milion euro për një vit. Kjo i bie që paga mujore e 25-vjeçarit nga Peja të jetë rreth 80 mijë euro".
Kjo shifër është mjaft e lartë dhe jo shumë futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës marrin një pagë të tillë, duke treguar dhe njëherë, se Berisha ka arritur majat e karrierës së tij me nënshkrimin e kontratës me klubin e ri.
[gallery columns="1" size="full" ids="70194"]