Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sherri me Da Silvën dhe ecuria e Vllaznisë, Zogovic: Gabova te goli, me brazilianin fola në dhomat e zhveshjes

Shkruar nga NEWSPORT
Sherri me Da Silvën dhe ecuria e Vllaznisë, Zogovic: Gabova te goli,

Gardiani i Vllaznisë, Bojan Zogovic ka folur në prag të ndeshjes që kryesuesit e Superligës luajnë nesër në 16:00 me Teutën. Malazezi tregoi për mediat se gaboi te goli i Bathës në humbjen 1-2 me Tiranën dhe shpreson që dueli nesër të jetë një pikë kthese. Për Zogovic, konflikti dhe biseda me Da Silvën është normale, me lojtarët që kanë sqaruar gjithçka në dhomat e zhveshjes.

"Kam analizuar veten. Te goli kam reaguar gabim, më vjen keq, por vazhdojmë para. Sherr me Da Silva pas golit të Bathës? Nuk janë të çuditshme këto raste. Kemi pasur një debat gjatë ndeshjes, më pas kemi biseduar në dhomat e zhveshjes dhe kemi sqaruar gjithçka.

Nuk ishte diçka që nuk ndodh në futboll. Unë nuk shoh probleme në atmosferën e ekipit. Ndeshja ndaj Tiranës e ka ulur disi entuziazmin. Kemi analizuar ndeshjen dhe e dimë ku kemi gabuar. Do marrim rezultat pozitiv nesër dhe do e rikthejmë të njëjtën atmosferë që kishim.

Kam luajtur edhe në kampionate të tjerë, por këtu diferencat janë shumë të vogla mes ekipeve që dalin kampion dhe atyre që bien. Jemi përgatitur për Teutën, ndaj tyre kemi një ecuri të mirë dhe kjo ndeshje mund të shërbejë si kthesë për të vazhduar ku ishim më parë", tregoi Zogovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga