
Kristal Abazaj, sulmuesi i Kukësit, pas fitores 2-1 me Tiranën, është shprehur se ndihet shumë mirë me Kukësin dhe presin që lojtarët të rriten, sepse ekipi është ende i ri.
"Jemi lojtarë futbollistë profesionistë dhe do i tregojmë se vlejmë. Në merkato ka zëra, por nuk jam bërë pishman që kam ardhur tek Kukësi, ekipi është i ri dhe presim të rritemi. Presidenti kërkon shumë nga ekipi, sepse ka investuar shumë. I thashë të ikësh, se në orën 19:00 fillon ndeshja, ai qeshi dhe iku. Si është t'i shënonsh Tiranës? Unë jam profesionist dhe do jap maksimumin për ekipin tim", është shprehur Abazaj.
Poll