Arsnel u rikthye te fitoi një ndeshje në kamponat pas 8 rezultateve negative radhazi. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta mposhti Chelsea me rezultatin 3-1 në derbin e Londrës. Goli i parë I ndeshjes u shënua nga Lacazette me penallti, ndërsa goli i dytë u shënua nga Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar me një predh nga goditja e dënimit e dërgoi topin në trekëndësh.
Më pas ishte Saka që vulosi sfidën me golin e 3-të, ndërsa Abraham për Chelsea ngushtoi diferencën. Pas ndeshjes janë bërë publike edhe notat e lojtarëve dhe Xhaka është vlerësuar si një nga më të mirët në fushë. Së bashku me Saka dhe portierin Leno, Xhaka vlerësohet me notën 7 nga "Tuttomercato", ndërsa nga "Sofascore" me notën 6.9.
"Tuttomercato"-Xhaka: Tregon kualitet në një zonë të fushës që duhen shumë nerva. Me një pasim magjik nxjerr të lirë Tierney që fiton penallti, ndërsa me një gjuajte mjeshtëtore nga goditja e dënimit i jep epërsinë e dyfishtë Arsenalit.
