
Java e gjashtë e Kategorisë Superiore vuri përballë Kukësin dhe Vllazninë në Egnatia Arena. Verilindorët fituan 2-0, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë. Shqiprim Taipi realizoi me një perlë pas 30 minutash, sakaq goli i sigurisë do vinte vetëm në minutat e fundit nga Ndreca. Shkodranët do e mbyllnin takimin me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Mustedanagic. Menjëherë pas 90 minutëshit për mikrofonat e Supersport ka folur Shqiprim Taipi, lojtar i Kukësit.
"Më të lehtë e kisha nga larg. Kam ardhur këtu, pasi Kukësi ka marrë pjesë çdo herë në Europë. Kjo më ka shtyrë më shumë. Ti apo Gjelbrimi? Mund të them se ai është më i mirë. Ai është teknik, ndërsa unë jam luftarak. Ky është dallimi mes të dyve" - tha ai.
Goli: