Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shënoi dopietë duke kualifikuar Vllazninë, sulmuesi "thumbon" Sirokin: Ishim më të mirët, të gjithë e panë çfarë bëri gjyqtari ndeshjen e parë

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi dopietë duke kualifikuar Vllazninë, sulmuesi

Fahrudin Durdevic ishte "heroi" i Vllaznisë mbrëmjen e djeshme ndaj Siroki Brijeg. Sulmuesi maqedonas shënoi dopietë në fitoren 3-0 të skuadrës shkodrane dhe u dhuroi kualifikimin për në turin e dytë të Conference League.

Në fund të ndeshjes për mediat, Durdevic u shpreh tepër i lumtur për këtë fitore dhe kualifikim, ndërsa nuk harroi të "thumbonte" Sirokin dhe gjyqtarin për ndeshjen e parë të luajtur në Bosnje.

"Për ne ishte e rëndësishme që të fitonim me diferencë golash. Që të arrinim të kualifikoheshim. Jam shumë i lumtur që kontribuova me 2 gola dhe ndihmova ekipin të kalonte në turin tjetër. Ndeshja e parë nuk ishte ashtu siç dimë të luajmë. Ju e patë se çfarë bëri gjyqtari, por nuk dua të flas për këtë. I kemi cilësitë për të besuar".

Ael Limassol? "Të shikojmë, të analizojmë kundërshtarin. Mendoj që janë më shumë cilësor se Shiroki, por do t'i shikojmë".

Gjyqtari bëri punën që duhet të bënte dhe ne bëmë atë që duhet të bënim dhe ia arritëm qëllimit. Respekt për Shiroki Brijeg, por ne ishim më të mirë".

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga