Apolonia ka falënderuar tifozët për mbështetjen e dhënë në ndeshjen e sotme kundër Tërbunit, e vlefshme për Play-Off e Kategorisë së Parë. Fierakët triumfuan 1-0 dhe tanimë kanë shansin e artë për t’u ngjitur në elitë.
Por, fillimisht duhet të përballen me Korabin dhe më tej me Egnatian që është në “Play-Out”-in e Superiores. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, klubi fierak shkruante:
“Një falënderim i veçantë për të gjithë tifozët e pranishëm sot në stadium. Falë jush kemi pasur një epërsi numerike të qartë në fushë. Tani ju kërkojmë të ndiqni dhe inkurajoni djemtë tanë për sfidën e radhës”.

Poll