Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shameti flet hapur para Kastriotit: Në Kukës asnjë skuadër nuk e kishte të lehtë

Shkruar nga NEWSPORT
Shameti flet hapur para Kastriotit: Në Kukës asnjë skuadër

Kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, në prononcimin për mediat është shprehur se ekipi duhet të jetë i mobilizuar në fushën e lojës. Sipas tij, asnjë skuadër nuk duhet të nënvlerësohet në fushën e lojës, pavarësishtë renditjes në tabelën e klasifikimit.

Ndeshja ndaj Kastriotit

Padiskutim që skuadra e Kastriotit ka bërë ndeshje të bukura, pavarësisht që nuk ka arritur të marë rezultatet e duhura. Gjatë fazës së parë përballë skuadrës krutane kemi hasur shumë vështirësi në fushën e tyre. Duhet të jemi shumë të mobilizuar si ekip, pasi nuk duhen nënvlerësuar skuadrat që gjenden në fund të renditjes së klasifikimit. Këkojmë ta mbyllim me fitore fazën e dytë të këtij kampionati, pasi do të ndikonte mjaft mirë në anën psikologjike të skuadrës.

Ndeshjet jashtë Kukësit

Një e kip që nuk zhvillon asnjë ndeshje në qytetin e tij është si një ekip pa shtëpi. Në të gjitha sezonet, gjatë ndeshjeve që kemi zhvilluar në qytetin e Kukësit, kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët e ekipit tonë. Skuadrat të cilat vinin në Kukës, ishin në dijeni të prezencës së madhe të mbështetësve të ekipit tonë dhe kjo nuk ishte e lehtë për kundeshtarët. Nuk do të thotë që ne, edhe pse nuk i zhvillojmë ndeshjet ne qytetin e Kukësit, të demotivohemi për të arritur synimet tona.

Skemat në fushën e lojës

Sa i takon ndryshimit të skemës së skuadrës sonë në 3-4-3, nuk mendoj se ka ndikuar në 4 ndeshjet e fundit, në të cilat jemi paraqitur shumë mirë. Të gjitha repartet kanë bërë mirë pasi kanë dhënë maksimumin në ndeshjet e fundit. Për momentin kemi këtë kontigjent lojtarësh. Nëse do të ketë afrime në skuadër, janë të mirëpritur. Mese di unë, lojtarët të cilët përfliten se do të vijnë në ekipin tonë janë futbollistë të mirë. Afrimi i mundshëm i tyre nuk ka ndikuar për keq, pasi gjthsecili ka vendin e tij në skuadër. Në një skuadër nuk mjaftojnë vetëm 11 futbollistë, por më tepër. Stafi teknik vendos se cilët nga futbollistët do të luajnë në një ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga