
Interi përballet të hënën në orën 21.00 në gjysmëfinalen e Europa League kundër Shakhtar. Zikaltërit janë favorit absolut për të shkuar në finalen e madhe, por futbolli ka surpriza. Mesfushori Ggaliardini ka dhënë një intervistë për Inter News, ku ka folur për shumë tema. Ai është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, ndaj kërkon kujdes maksimal. Ai vlerëson gjithashtu Conten, si njeriun që po çon Interin në majë.
''Shakhtar ka lojtarë shumë teknikë në fazën sulmuese, shumë të shpejtë dhe ata mund t'ju vënë juve në vështirësi. Trajneri është shumë i rëndësishëm, ai po më jep besim dhe unë e falënderoj për këtë. Conte është i ashpër, për të ccdo ndeshje është si finale'' - pohon Gagliaridini.
Poll