
Dinamo do të luajë ndeshjen e javës së 12-të të Superligës ndaj Teutës. Sfida kundër kampionëve në fuqi të Superligës është programuar për t’u luajtur ditën e martë, ndërsa blutë e kryeqytetit përmes një postimi në faqen zyrtare kanë zbuluar edhe stadiumin.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të nisë në orën 16:45. Dinamo është zhvendosur në Elbasan duke parë që ditën e martë do të luajë edhe Tirana që siç duket ka zgjedhur që ndeshjen e saj ndaj Kastriotit ta luajë në “Air Albania” e do të nisë po në orën 16:45.
Poll