Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sezoni i titullit për PARTIZANIN dhe LIVERPOOLIN? Statistikat nuk gënjejnë

Shkruar nga NEWSPORT
Sezoni i titullit për PARTIZANIN dhe LIVERPOOLIN? Statistikat nuk

Kampionati shqiptar deri më tani ka ardhur deri në gjysmën e tij. Partizani është shpallur kampion dimri, me 37 pikë në 19 ndeshje. Mirëpo, gjithashtu edhe në Premier League Liverpool është shpallur kampion dimri. Të dyja këto klube i bashkon një detaj shumë interesant.

Të dyja e kanë fanellën të kuqe. Titulli i fundit është fituar nga skuadra angleze në vitin 1990-të, ndërsa nga kryeqytetasit në 1993. Pra, më shumë se dy dekada. Tashmë duket se po vjen ora e së vërtetës. Të dyja ekipet udhëheqin ligat përkatëse, duke patur edhe një mbrojtje shumë të fortë. Skuadra e Klopit ka pësuar vetëm 8 gola, kurse e Gegës një më shumë.

Sezoni është ende i gjatë dhe në vijim mund të ndryshojnë shumë gjëra, por deri më tani të dyja klubet kanë të drejtën e plotë për të "shfrenuar" fantazinë dhe të mendojnë që viti 2019-të do të jetë fundi i pritjes. Titulli do të vijë, si tek Partizani, ashtu edhe tek Liverpooli, por mbi të gjitha për tifozët, të cilët janë aty, në pritje, duke e përkrahur skuadrën në çdo moment, si në ditë të mira, ashtu edhe në ditë të këqia.

 

Tags:

VENDI BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga