Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Serbia në modë për klubet shqiptare, pas Tiranës edhe Vllaznia zgjedh Zlatiborin

Shkruar nga NEWSPORT
Serbia në modë për klubet shqiptare, pas Tiranës edhe

Pas afro një muaji përgatitjesh në Shkodër, Vllaznia do të bëhet gati për të udhëtuar jashtë Shqipërisë për të kryer fazën përgatitore. Gjatë viteve të fundit është diskutuar Ulqini, ku kuqeblutë kanë qëndruar dhe për kohë të gjatë, ndërsa këtë vit situata do të jetë ndryshe, pasi është zgjedhur një tjetër shtet ballkanas.

Vllaznia do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do të kryejë fazën përgatitore në një nga resortet e këtij shteti dhe gjasat janë të bëhet në Zlatibor. Shkodranët do të qëndrojnë deri më 30 gusht në fazë dhe më pas do të kthehen në Shqipëri. Gjatë qëndrimit në shtetin serb, ata do të kryejnë dhe katër ndeshje miqësore. Ato janë planifikuar, por emrat e skuadrave ende nuk bëhen të ditura.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga