Hamdi Salihi mund të jetë përforcimi i radhës te verilindorët e Kukësit. Por që të kjo ndodhë duhet që Kukësi të kalojë pengesën e radhës që e ka emrin Austri e Vienës. “Sport Ekpres” shkruan se kalimi i shkodranit te kuksianët mund të jetë i arritshëm, por pas kalimit të turit të dytë nga ana e verilindorëve. Tashmë marrëdhëniet e mira të Gjicit me Takajn dihen, dhe huazimi i bomberit te Kukësi mund të jetë thjesht çështje kohe, ku pritet të mbyllet turi i dytë dhe Kukësi të mundë të kualifikohet, në këtë mënyrë gjithçka mund të bëhet fakt i kryer.
Për momentin ky kalim i tij nuk mund të lejohet, pasi UEFA lejon vetëm dy federime lojtarësh për kalimin e një turi, dhe këtë Kukësi e ka bërë, teksa ka marrë në organikën e saj dy lojtarët e tjerë të Skënderbeut, Liridon Latifin dhe Sabjen Lilaj në formë huazimi për ndeshjet e Europa League.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.