
Sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi, do të jetë në Shqipëri më 21 korrik. Kjo është e sigurt, por kush ia ka prerë biletën këtij futbollisti? Eshtë folur shumë për huazimin e tij te të kuqtë për ndeshjet e Championsit, por presidenti Ardjan Takaj e ka hedhur poshtë këtë gjë. Biletën shkodranit ia ka prerë klubi korçar dhe, pas ditësh pushim në vendin tonë, më 31 korrik lojtari do të jetë bashkë me Skënderbeun në grumbullimin për vazhdimin e përgatitjeve për sezonin e ri. Nuk ka asnjë dyshim që Salihi do të vazhdojë të luajë për Skënderbeun, me të cilin rinovoi edhe për një sezon pak kohë më parë.
Poll