Është duke u luajtur dueli I moshave U17 për Superligën e grupit B, mes Pogradecit dhe Football Republic. Miqtë nga Tirana janë duke u mundur 2-1, ndërsa trajneri I tyre, Migen Memelli ka lënë në baltë skuadrën. Trajneri është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, pas një debati me shefin e skuadrës pogradecare, Ylli Çekiçin.
Edhe ky I fundit është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa Memelli duket larg nga koha kur drejtonte moshat e Tiranës dhe shkëlqente me bardheblutë në stol duke u shpallur kampion. Ka qenë minuta e 13 e takimit kur Memelli dhe Çekiçi kanë pasur debat, duke u larguar me karton të kuq.
Football Republic ndodhet në kuotën e katër pikëve në kohë reale pas katër ndeshjesh, ndërsa Pogradeci në kuotën e tre pikëve në vendin e fundit. Kujtojmë se vetë Migen Memelli edhe pse është nga Pogradeci, s'i ka mbajtur nervat ndaj vendasve.

