Kukësi po luan kundër Rudar, në kuadër të raundit të parë kualifikues për Europa League në stadiumin e Nikshiqit në Mal të Zi. Pjesa e parë është mbyllur me rezultat të bardhë 0-0. Ky rezultat nuk i shkon për shtat verilindorëve pasi në shtëpi ata arritën të siguronin një tjetër barazim, që në këtë mënyrë do të thotë kualifikim për skuadrën nga Mali i Zi. Pritet se si do të rrjedhin ngjarjet në pjesën e dytë, ku të besuarit e Likës do të tentojnë të fitojnë takimin. Një motiv më shumë për të fituar është dhe superpremioja e presidentit Gjici, plot 100 mijë euro.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.