RTSH Sport dhuratë tifozëve, finalja e sezonit falas në ekranet tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Javë intensive e futbollit shqiptar. Pas finaleve të Play-Off / Play-Out, e më pas java e 35-të e Superiores që ishte një histori më vete, sot do të luhet një tjetër finale. Burreli – Pogradeci do të përplasen në orën 16:00 në Egnatia Arena për të fituar biletën e fundit që të garanton vendin në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm.
Kjo supersfidë do të transmetohet live dhe falas nga RTSH Sport dhe të gjithë dashamirësit e dy skuadrave por edhe ata të futbollit në përgjithësi do të kenë mundësinë të shijojnë një tjetër finale. Burreli do të tentojë mbijetesën teksa e mbylli kampionatin në vendin e 10-të ndërsa liqenorët duan rikthimin në të Parën nga kjo rrugë pasi vendi i parë u “zu” nga Elbasani.