Superioria është në prag të rinisjes së saj dhe tashmë në studio po flitet për merkaton e janarit dhe si pritet të jetë kampionati. Eduard Rroca futbollisti i Kukësit është i ftuar në Ora Sport ku po flitet për pritshmëritë e kampionatit në vijim. Verilindorët u vendosën në Turqi për të kryer fazën e tyre mini përgatitore ku kryen dhe dy sfida miqësore. Mesfushori Rroca zbuloi më shumë sesi kishte ecur faza përgatitore në Antalia.
“Është një fazë përgatitore 2 javorë e cila është bërë si traditë tani për ekipet që të shkojnë drejt Turqisë. Më shumë shërben për të kualiduar ekipin për ato afrime që do kishte.. Afrime nuk kishim mund të them vetëm për Krasniqin i cili u kthye pas një dëmtimi të rëndë. Ishte një fazë që shkoi mjaft mirë. Ishte bërë në plan për tu bërë 3 ndeshje përgatitore por njëra nuk u bë për arsyet e veta. Ato që u bënë u zhvilluan shumë mirë dhe morëm rezultate pozitive. Më e rëndësishmja është që lojtarët e morën ngarkesën e plotë dhe nuk pati dëmtime”, tha Rroca.
Kampionati dhe titulli:
Ne gjithçka ia lëm fushën. Mendojmë për Luftëtarin në fillim më pas për Partizanin. Po mos të mendojmë për Luftëtarin dhe të themi e kemi në xhep ndeshja është e humbur. Ne s’mund të flasim vetëm për Partizanin se kemi Bylis në vend të dytë që është më afër dhe është aty për titull.
Unë flas realitetin ashtu si e shikoj futbollin.. Bylis është në vendin e dytë dhe duhet respektuar. Futbolli është i tillë. Nuk matet me fanelë, por me pikë. Çdo fitore na afron me titullin. Ai ekip që gabon më pak fiton titullin. Partizani këtë vjet pret që ne të gabojmë. Vjet prisnim ne. Ata nuk gabuan dhe fituan.
Mënjanimi i Gjicit nga ekipi:
“Unë mendoj që presidenti ka një detyrë më të rëndësishme. Siç është Bashkia Kukës dhe ajo ka nevoj për të. Mendoj që për ekipin do interesohet sepse fundja jemi pjesë e Kukësit. Kukësi dhe Gjici ka një simbiozë”, ka thënë Rroca.