Covid-19 ka paralizuar jetën në Shqipëri, teksa numri i viktimave nga virusi shkoi në dy. Në këto kushte, ndërgjegjësimi qytetar është rritur, për të mos dalë nga shtëpia.
Klubi i Lushnjës që militon në Kategorinë e Parë ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i fton tifozët të qëndrojnë brenda, sepse një infektim do i largonte nga derbi me Apoloninë, programuar për ndeshjet e radhës në Kategorinë e Parë, atje ku do përcaktohet edhe ekipi pretendent për në elitë. "Rrini në shtëpi tani, që të mos mungoni në derbi" dhe "mos dilni nga shtëpia", këto janë mesazhet e lagunarëve.

Poll