Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rrezikon ndeshjen me Partizanin, një ish dëmtohet te Laçi

Shkruar nga NEWSPORT
Rrezikon ndeshjen me Partizanin, një ish dëmtohet te Laçi

Mentor Mazrekaj padyshim është "zbulimi" i sezonit në Superligë. I rikthyer nga Kosova kur mendonte të linte karrierën, 32 vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Laçit. Anësori ishte ndër më të mirët edhe në ndeshjen e fundit fituar 1-0 me Kastriotin, teksa mbeti i dëmtuar.

Pas ndeshjes, trajneri i Laçi, Shpëtim Duro tregoi se kosovari ka një tërheqje muskulare dhe pritet që gjithçka të qartësohet pas testeve mjekësore. Me gjasë, për sfidën e javës së 21 ndaj Partizanit, Mazrekaj mund të jetë jashtë. Një koeçidencë që e mban jashtë lojtarin ndaj ish-skuadrës së tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga