Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Rivalitet i ashpër, thuajse gjysma e Superiores me mendjen te titulli kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Rivalitet i ashpër, thuajse gjysma e Superiores me mendjen te titulli

Abissnet Superiore ngre më 20 gusht siparin e sezonit 2022/23. Kampionati shqiptar i futbollit rinis sërish me formatin që përmban 10 skuadra, ku luhen 4 faza dhe 36 ndeshje gjithsej. Rivaliteti pritet të jetë i madh, pasi skuadrat duken me ambicie para fillimit.

Kështu Partizani dhe Tirana dihet se çdo sezon kanë për synim të çojnë lart trofeun e kampionit. Në anën tjetër Vllaznia prej 2 vitesh është mjaft konkurrente, duke fituar dhe 2 herë Kupën e Shqipërisë. Pritja e madhe prej vitit 2001 ka bërë që dhe tifozët të kërkojnë me ngulm titullin. Kështu kuqeblutë kanë investuar dhe pritet të tregojnë potencialin e tyre.

Laçi në anën tjetër ishte nënkampion i sezonit të fundit dhe rregullisht ka marrë pjesë në Kupat e Europës. Kjo mund të sjellë sërish krijimin e një skuadre që pse jo pretendon për të fituar për herë të parë në histori trofeun kampion.

Më pas skuadra si Egnatia dhe Teuta i mbajnë pritshmëritë te zona e Europës, teksa duhen theksuar investimet e mëdha te rrogozhinasit. Tashmë gjithçka mbetet për t’u ndarë më fillimin e kampionatit se ku mund të shkojë secila skuadër. Kujtojmë se vetëm 3 skuadrat e para e kanë të garantuar Europën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga